11 organizata jo-qeveritare të komunitetit serb të Kosovës, i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që të nis zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raportuan mediat serbe të Beogradit, transmeton Reporteri.net.
Këta OJQ serbe qeverisë kosovare i kanë thënë se Asociacioni është obligim që buron nga negociatat Kosovë-Serbi në Bruksel dhe se Kosova duhet të gjejë mënyrat për ta zbatuar atë.
Organizatat në fjalë janë: Qendra për Veprim Afirmativ Shoqëror (CASA), Mitrovicë e Veriut / Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC), Mitrovicë e Veriut / Bota Bardhë e Zi (CBS), Mitrovicë e Veriut / Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC), Graqanicë / Qendra Humane Mitrovicë (HCM), Mitrovicë e Veriut / Instituti për Zhvillim Territorial Ekonomik (InTER), Zubin Potok / Nisma e Re Shoqërore (NSI), Mitrovicë e Veriut.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe është rikthyer si temë dominante në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ku së funi ishte vetë Sekretari amerikan i Shtetit që liderëve kosovarë u kërkoi zbatimin e marrëveshjes.
Zv/ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni duhet të zbatohet por jo të dëmtojë funksionalitetin e shtetit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është thirrur në vlerësimin kushtetues të marrëveshjes, asaj të vitit 2015 ku gjendej se marrëveshja në fjalë binte ndesh me mbi 20 nene të Kushtetutës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se nuk mund të ketë Asociacion të ndërtuar mbi parime etnike, dhe se marrëveshja në fjalë mund të zbatohet sipas asaj të vitit 2013, por jo edhe asaj se si ishte konkretizuar më 2015.
Në anën tjetër, Serbia refuzon që Asociacioni të krijohet simbas Kushtetutës së Kosovës, dhe insiston që ajo të ketë kompetenca ekzekutive./Reporteri.net/.