×
  • Lajme
  • Lajme

    11 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 15:00

    Në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, derisa janë konfrimuar 11 raste të reja.

    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 16 qytetarë të shëruar sot, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 400.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    18 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.

    Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

    Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

    Në total numri i rasteve aktive është 400.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!