×
  • Lajme
  • Lajme

    11-vjeçarja nga Ferizaj vdiq sot pasi ra në bunar, tezja rrëfen ngjarjen

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 21:07

    Familjarët dhe fqinjët e nxorën nga bunari, familjarët tregojnë se si ndodhi rasti.


    Janë nisur për ti shprehur ngushëllime familjes Burrniku.

    Edhe të pamën kjo familje që jeton në periferi të Ferizajt e kanë haur.

    Atyre pasditen e së dielës u ndodhi një ngjarje e rëndë.

    Vajza e tyre, 11 vjeçare deri sa ishte duke lozur në oborrin e shtëpisë, papritmas ra në këtë bunar.

    E si ndodhi e gjithë ngjarja tregon tezja e 11 vjeçares Agensa Burrniku.

    Rabije Runi, thotë se mbesa e saj po qëndronte pran bunarit.

    E kur e kuptuan se 11 vjecarja kishte rënë në bunar, familja Burrniku alarmoi edhe fqinjët.

    Ata së bashku e nxorën atë nga bunari, e menjëherë e nisën për në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

    Këtu mjekët fillimisht kishin arritur ta kthejnë në jetë vajzën e mitur, e më pas e kishin nisur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

    Një gjë të tillë e konfirmon edhe shefi i Klinikës Intesive, Shaqir Uka.

    Por pavarësisht trajtimit që ia kishin bërë në këtë klinikë, 11 vjecarja nuk kishte arritur që të mbijetoj.

    Gjithë ngjarjen e konfirmojnë edhe në Policinë Rajonale të Ferizajt.

    Gjatë ditës së martë vajza e mitur është varrosur në fshatin Kovaqec të Kaçanikut, nga e ka prejardhjen familja Burrniku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!