×
  • Lajme
  • Lajme

    14 kompani të naftës dënohen me 4 milionë euro për kurdisje të çmimeve

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 10:32

    Autoriteti i Konkurrencës   ka njoftuar sot ka dënuar 14 kompani të derivateve për ç’rregullim të konkurencës tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, e që me këto veprime kanë kryer shkelje të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 03L/-229, nenin 4 “Marrëveshje të ndaluar apo praktikë e bashkërenduar”.


    4 milionë euro është shuma e dënimeve që Autoriteti i Konkurrencës ua ka shqiptuar këtyre kompanive, të cilat kishin çrregulluar konkurrencën në treg gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2018, shkruan Reporteri.

    Drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Preteni tha se u kanë dhënë afat kohor kompanive të ofrojnë komentet lidhur me këtë çështje, të cilat janë analizuar me kujdes dhe pas kësaj komisioni hetimor ka dalë me konstatimin e mësipërm.

    “AKK-ja ka marrë vendim përfundimtar për çmimet e derivateve të naftës. Hetimi ka nisur në vitin 2019 ku janë nisur dyshimet se operatorët nuk kishin vepruar si në vitin 2018”.

    “Dyshimi është ngritur se mos kemi të bëjmë me sjelljen e konkurrencës ose ndonjë marrëveshje e ndaluar për këtë fushë”.“Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregullua konkurrencën në treg, ato kanë kryer shkelje të dispozitave të konkurrencës”, u shpreh ai.

    Reporteri ishte media e parë që dje zbuloi vendimet e dhëna për këto kompani, me arsyetimin se kanë pasur marrëveshje për të rritur çmimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!