151 qytetarë të Republikës së Kosovës të mbetur në shtete Skandinave sapo janë nisur nga Stokholmi për Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci.
Ajo thotë se udhëtaret që vijnë me transport tokësor nga Suedia dhe Norvegjia drejt aeroportit Arlanda, duhet të vijnë në Terminalin 5, ku do t’i pret personeli i ambasades, shkruan Reporteri.net.
Postimi:
Sapo u nisën nga Stokholmi për Prishtinë 151 qytetarë të Republikës së Kosovës të mbetur në shtete Skandinave.
Me këtë rast, fillimisht dua të falënderoj bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës sê Kosovës për koordinim profesional, në veçanti drejtoren Valëza Oruqin nga MPJD si dhe policinë kufitare suedeze dhe atë finlandeze.
Një mirënjohje e veçantë për diplomatët Valon Xhaferi dhe Fatmir Rrahmanaj për punën e palodhshme dhe me përkushtim maksimal në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Udhëtarëve që sapo u nisën ju urojmë rrugë të mbarë dhe shëndet. Shpresojmë që së shpejti do të mundësohet udhëtimi edhe për shumë qytetarë tjerë të ngelur në Skandinavi të cilët i falënderojmë pêr mirëkuptim.
https://www.facebook.com/shkendije.gecisherifi/posts/10158319135878288
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.