×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me shefin e OSBE-së, flasin për fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 12:46

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

    Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tone”, thuhet në komunikatë.

    Njëherit, Kurti ka shfrytëzuar mundësinë të falënderojë ambasadorin për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

    /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!