×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim

    Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 14:23

    Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.

    Përmes një postimi nga faqja zyrtare e tyre, bëhet e ditur se konkursi do jetë i hapur nga 9 shtatori deri më 8 tetor 2024, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç, se nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj. Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të publikohet. Bëhu ushtar i Kosovës!”, thuhet në postimin e ministrisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!