×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet një rast i kontrabandimit me gjizë nga Serbia në Kosovë

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 14:34

    Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, ku pas kontrollit të një automjeti, kanë ngjetur 102 kovë me gjizë me nga 10 kg, pa dokumente përcejllëse mbi prejardhjen e mallit.

    Përmes një njoftimi nga Policia, bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procuderale, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës, raporton Gazeta Online Reporteri.net

    “Njësia task forcë në përbërje nga Policia dhe Dogana e Kosovës në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, po ashtu dhe si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale, me datë 29.08.2024 rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fsh.Renatocë-SRB dhe fsh.Inatocë -RKS ka ndaluar një automjet (kombi/furgon) i cili është vënë re duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Pas ndalimit gjatë kontrollit të automjetiti i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull janë gjetur të ngarkuara 102 kovë me nga 10 kg. gjizë me peshë prej gjithësej 1020 kg, pa dokumente përcjellëse mbi prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale në bashkëpunim edhe me prokurorinë e shtetit, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!