×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga QKUK-ja

    Plagosja e pesëfishtë në Prishtinë, dy prej të dyshuarve po mbahen në Emergjencë për shkaqe sigurie

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 11:36

    Dy prej pesë të plagosurve në ngjarjen e mbrëmshme (01.09.2024), në Prishtinë janë në gjendje stabile dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net. 

    Kështu konfirmoi për Reporteri.net, Drejtori i Ortopedisë, Xhavit Gashi, teksa bëri të ditur se edhe pse po trajtohen në aspektin ortopedik, ata vazhdojnë të jenë të shtrirë në Emergjencë për shkak të sigurisë.

    Njëherit, Gashi njoftoi se për shkak të plagëve të marra, të njëjtit do të kenë intervenime tjera.

    “Dy pacientë të tjerë ende janë në qendrën emergjente për shkak se ka qenë kërkesë e policisë për me e siguru perimetrin e sigurisë. Nuk kanë mujt ende me i transferu në Klinikën e Ortopedisë. Pra, nga aspekti ortopedik, ata e kanë marrë trajtimin fillestar, mirëpo ende nuk janë transferu për shkak të sigurisë. Në të ardhmen do të kenë edhe intervenime të tjera”, thuhet në përgjigjen e Gashit për Gazeta Online Reporteri.net.

    Një nga të plagosurit në konfliktin mes familjeve Sekiraqa dhe Capat(Gashi), është në gjendje stabile.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Drejtori i Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi.

    “Po njëri nga të plagosurit është në gjendje stabile. Është i plagosur në gjoks dhe në krahë. Aktualisht gjendja e tij është stabile dhe nuk ka nevojë për intervenim”, tha Shurdhiqi për Reporteri.net.

    Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore dhe se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri.

    /Reporteri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!