×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i ri i Zyrës së BE-së tregon çfarë synon të bëjë në Kosovë

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 13:03

    Ambasadori Aivo Orav, diplomat estonez në nivel kombëtar dhe në atë të BE-së, e mori sot detyrën si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.

    Përmes një postimi në platformën “X”, Orav ka thënë se mezi pret të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe vendas, teksa më poshtë ka listuar synimet e tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Dita e parë në zyrën time të re si Ambasadore e BE-së në Kosovë. Mezi pres të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë për: Avancimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomik, mbështetjen e reformave, Kosovën më afër BE-së dhe ta njoh Kosovën dhe popullin e saj”, thuhet në postimin e Orav.

    Ambasadori Orav, më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE dhe si shef i delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut, vjen pas diplomatit çek, ambasadorit Tomáš Szunyog.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!