Një foshnje pa shenja jete është dërguar në emergjencë në Podujevë, të mërkurën, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Asfiksia dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së një fëmije rreth 2-vjeç, derisa Shefi i Emergjencës në këtë komunë, Arben Beqiri, ka thënë për Reporteri.net, se fëmija është gjetur nga familjarët i rrëzuar në djep dhe i lidhur me “lulak”.
“Po dyshohet se ka ardhur si pasojë e asfiksisë, pasi ka qenë në djep dhe e kanë gjetur të rrëzuar lidhur me lulak. Ka ardhur pa shenja jete”, thuhet në përgjigjen e Beqirit për Gazetën Online Reporteri.net.
Policia e Kosovës gjatë ditës ka njoftuar se është duke e hetuar rastin dhe se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhej në raportin e PK-së.
Një foshnjë në Podujevë dërgohet pa shenja jete në emergjencë nga familjarët, policia nis hetimet