×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyvjeçari u dërgua pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, drejtori flet për Reporteri: Nuk kishte shenja dhune, familja s’ka raportuar për ndonjë sëmundje

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 10:55

    Një dyvjeçar nga Novobërda ditën e djeshme është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Gjilanit.

    Lidhur me rastin, drejtori i spitalit, Arsim Emini për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se fëmija është sjellur me autoambulancë pa shenja jete.

    “Në lidhje me rastin e djeshëm të një fëmije dyvjeçar me iniciale D.A nga Llabjani është raportuar sot në takim të mëngjesit. Sipas mjekut kujdestar të emergjencës, fëmija është sjellur me autoambulancë pa shenja jete. Familjarët nuk kanë ofruar të dhëna për sëmundje të mëhershme të fëmijës”, tha fillimisht drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit.

    Emini bëri të ditur se në ekzaminimin e bërë nuk ka pasur shenja të dhunës si dhe nga familja nuk janë ofruar të dhëna për ndonjë sëmundje të mëhershme të fëmijës.

    “Në ekzaminim nuk janë gjetur shenja të traumës. Është lajmëruar policia dhe më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë”, tha ai për Reporteri.net.

    Edhe në raportin 24 orësh të policisë është raportuar për rastin, derisa është bërë e ditur se po hetohet.

    “Novobërdë 03.03.2024, 15:00. Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!