×
  • Lajme
  • Lajme

    20 raste të reja me coronavirus në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 16:45

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me koronavirusin në vend.


    Siç mësohet gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 raste të reja, për dallim nga dita e djeshme që kishte 36 raste.

    Sipas komunave këto janë shifrat e të prekurve : Shkup-12, Kumanivë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1, Gostivar-1.

    Sa i përket pacientëve të shëruar janë 24 pacientë të shëruar nga Kovid-19 gjatë 24 orëve, edhe atë: Shkup-11, Kumanovë-10, Tetovë-1 dhe Veles-2 pacientë, përcjell INA.

    Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i epidemisë arrin në 1642, numri i të shëruarve është 1136, të atyre që kanë nderuar jetë 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin në 415.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!