Një 20 vjeçare ka vdekur sot, pasi ajo dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili thotë se vajza ishte dërguar në QKUK për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ju ka mbijetuar plagëve.
“Sot me date 20.04.2020, rreth ores 17:46 Policia ka pranuar një informatë se ne Rr. Xheladin Hana ne Prishtinë një person(f) rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar ne QKUK dhe sipas mjekëve nuk u ka mbijetuar plagëve. Policia ka dal ne lokacion dhe janë duke ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme për te sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detajet do te njoftoheni pas raportimeve tjera”, ka thënë Hoxha. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.