×
  • Lajme
  • Lajme

    21% të votave të numëruara nga KQZ, LDK e para me përqindje të dallueshme

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 20:58

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i mbi 20% të vendvotimeve në Kosovë.


    Në rezultatin preliminar të 21.16 përqind të vendvotimeve të numëruara nga KQZ-ja, vazhdon të prijë LDK-ja me një rezultat të dallueshëm, më 25.29%.

    PDK ka vazhduar të qëndrojë e dyta në radhitje me 22.10%, shkruan Reporteri.net.

    E treta është duke qëndruar Lëvizja Vetëvendosje me 21.78%, pasuar nga AAK-ja më 14,14 përqind.

    Rezultatet e deritanishëm koalicionin NISMA-AKR e mbajnë mbi pragun zgjedhorë më 5,20%, shkruan Reporteri.net.

    Sipas KQZ-së deri më tani në gjithë Kosovën janë numëruar 145.997 fletëvotime të vlefshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!