×
  • Lajme
  • Lajme

    24 të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë, ulet numri i të infektuarve

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 14:59

    24 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkohë që janë konfirmuar 357 raste të reja.


    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.498 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 138.950.

    Aktualisht numri  i rasteve aktive është 15.835.

    Njoftimi i plotë:

    14 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 15.835.
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
    Mbani maskat!
    Respektoni distancën!
    Mbani higjienën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!