×
  • Lajme
  • Lajme

    26-vjeçarit Agon Musliu iu bë testi për Coronavirus pas vdekjes, doli negativ

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 15:52

    26 -vjeçari nga Gjilani, i cili vdiq në karantinën e Qendrës së Studenteve, ka rezultuar negativ për coronavirus.


    Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

    “Po janë kryer para obduksionit dhe ka rezultuar negativ”, ka thënë shkurt Haziri.

    26- vjeçari, Agon Musliu vdiq të dielën pasi u hodh nga kati i pestë i konvikti, ku po qëndronte në karantinë pasi kishte ardhur nga Gjermania.Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!