×
  • Lajme
  • Lajme

    27 vjeçarja nga Prishtina që dyshohet se është prekur me koronavirus, studente në Itali

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 11:24

    Një vajzë nga Prishtina e moshës 27 vjeçare dyshohet se është një nga personat e prekur me koronavirus.


    Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, Shpend Fazilu ka thënë se prishtinasja është studente në Itali.

    “Një femër 27 vjeç nga Prishtina, studente në Itali në afërsi të Romës në Piaçenza, një mashkull 39 vjeç poashtu nga Prishtina i punësuar në Milano si dhe një shtetas kinez 1992 ka ardhë nga Kina në Prishtinë më date 02 shkurt 2020”, ka thënë Fazliu për Reporteri.net.

    Ditën e djeshme janë dyshuar tre raste të tjera me koronavirus, por analizat dolën negative. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!