Festa e 28 Nëntorit do t’i bashkojë të rinjtë nga të gjitha trojet shqiptare në Vlorë.
Në një organizim të përbashkët, të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Çamëria dhe Presheva do të mbajnë një konferencë me temën ‘Sfidat e të rinjve shqiptare dhe roli i tyre në vendimmarrje’ në qytetin e Vlorës.
Kryetari ne organizatës joqeveritare “Kuvendi i të rinjve të Kosovës”, Kastriot Luma ka bërë ditur përmes një postimi në Facebook organizimin që do të mbahet në Vlorë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Shqipëri – Kosovë – Shqiptarë të Malit të Zi – Shqiptarë të Maqedonisë – Shqiptarë të Çamërisë, Preshevës: do jemi të gjithë bashkë në Vlorën e flamurit.
Kuvendi i të Rinjve të Kosovës në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar për Rininë, për herë të parë do bëjnë bashkë gjithë Shqiptarinë nën një flamur e një festë;
Do mblidhemi në një kuvendim rinor, 107 vite pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë; dhe do përçojmë me një zë të përbashkët energjitë tona rinore.
Me datë 28 të gjithë të rinjtë drejtë Vlorës,kemi aktivitete të shumta në këtë ditë..
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10217829496707680&set=a.10200464517474052&type=3