×
  • Lajme
  • Lajme

    3 mijë e 551 raste aktive me COVID në Kosovë

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 7:14

    3 mijë e 551 është numri i rasteve aktive me COVID në vendin tonë.


    Ndërsa numri i personave që kanë vdekur nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 240.

    Njoftimi i djeshëm i IKSHP-së:

    93 TË SHËRUAR DHE 14 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.904 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!