×
  • Lajme
  • Lajme

    3 statuset e çuditshme të Ramiz Kelmendit brenda 3 ditëve

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 19:36

    Ramiz Kelmendi është ndër deputetët më të heshtur të Kuvendit të Kosovës, pasi ka kohë që nuk i është dëgjuar zëri në institucionin ligjvënës.


    Ai nuk mbahet mend kur ka folur për herë të fundit në Kuvend dhe të ketë ngritur ndonjë çështje në interes të qytetarëve.

    Për dallim nga Kuvendi, deputeti biznesmen ditëve të fundit ka çuditur jo pak me statuset e shkruara në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Sigurisht nuk ka bërë ndonjë shkrim ku shpreh brengosjen e tij për të papunët apo familjet e varfra, por statuse tejet të çuditshme.

    “Në politikë rrēshqet edhe kur nuk ka borë!”, ka shkruar sot Kelmendi në Facebook.

    Ndërsa dje ka bërë dhe një status dhe më të çuditshëm.

    “Budallai nuk shikon prapa sepse e di që është i fundit!”, ka shkruar Kelmendi dje.


    Kurse para tre ditësh ka folur për rëndësinë e matematikës.

    “Matematika është e vështirë për atë që i frikësohet, e lehtë për atë që i duhet. Herët a vonë matematika elementare të duhet!”, ka shkruar më 27 qershor Kelmendi.

    Vlen të theksohet statusi ku Kelmendi ka folur rreth një çështje që lidhet me aktualitetin është rreth “krizës humanitare në veri” të prentenduar nga serbët të shkruar më 21 qershor.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!