Një person rreth 30-vjeç ka vdekur si pasojë e lisit së rrëzuar nga erëra e fuqishme në lagjen “Pejton” të Prishtinës.
Mësohet se i riu është nga Komuna e Podujevës. Viktima, E. H. u raportua se është goditur nga pema në kokë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në anën tjetër, një grua ka marrë lëndime trupore nga i njëjti rast, por fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
Pamje katastrofe në qendër të Prishtinës, bien lisa dhe shtylla – një i vdekur dhe një e lënduar
Policia doli me njoftim sot gjatë ditës duke konfirmuar se një burrë kishte humbur jetën nga ky rast.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Një 30 vjeçar vdes pasi i bie lisi që u rrëzua nga era e fortë në Prishtinë