Një 30-vjeçar ka mbetur sot i vdekur në ;agjen “Pejton” të Prishtinës, si pasojë e rrëzimit të një lisi. Ai ka qenë familjar i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti në Facebook, derisa ka publikuar një foto të 30-vjeçarit.
“I rëndë ishte lajmi kur dëgjuam se një i ri humbi jetën sot tragjikisht në Prishtinë. Dhimbja na u shtua kur kuptuam se ishe ti kusha jem, Erdin. Në këtë dhimbje të madhe, ajo çka mund të themi është; “të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”. Zoti na bashkoftë në Xhennet me ty i dashuri Erdin!”, ka shkruar Haziri.
Ndryshe, një person rreth 30-vjeç ka vdekur si pasojë e lisit së rrëzuar nga erëra e fuqishme në lagjen “Pejton” të Prishtinës.
I riu është nga Komuna e Podujevës. Viktima, E. H. u raportua se është goditur nga pema në kokë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në anën tjetër, një grua ka marrë lëndime trupore nga i njëjti rast, por fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
Postimi i plotë:
I rëndë ishte lajmi kur dëgjuam se një i ri humbi jetën sot tragjikisht në Prishtinë. Dhimbja na u shtua kur kuptuam se ishe ti kusha jem, Erdin.
Në këtë dhimbje të madhe, ajo çka mund të themi është; “të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”.
Zoti na bashkoftë në Xhennet me ty i dashuri Erdin!
30-vjeçari që e mbyti lisi në Prishtinë është nga Podujeva
Pamje katastrofe në qendër të Prishtinës, bien lisa dhe shtylla – një i vdekur dhe një e lënduar