×
  • Lajme
  • Lajme

    31-vjeçari nga Vitia e la shtatzënë të miturën, dalin detaje të reja

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 12:08

    S.R 31-vjeç nga fshati Beguncë i komunës së Vitisë, është prangosur dhe për të është kërkuar paraburgim.


    Sipas prokurorisë ai me dashje dhe i vetëdijshem se vajza është e mitur (emër i njohur për redaksinë), ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe e ka lënë shtatzënë.

    Gazeta Express ka siguruar dosjen e Prokurorisë për 31-vjeçarin, për të cilin sot Gjykata Themelore e Gjilanit do të marrë vendim për kërkesën e caktimit të paraburgimit.

    “Në korrik të vitit 2020 i pandehuri me dashje edhe pse e ka ditë që e mitura është nën moshën 16-vjeçare, ka krijuar bashkësi jashtëmartesore edhe atë ka kryer vepër penale permanente”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

    Sipas raportit policor e mitura është në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, ndërsa pas marrjes së informacionit policia ka bërë arrestimin e S.R., (emër i njohur për redaksinë).

    “I pandehuri ka jetuar bashkë me të miturën dhe në bazë të raportit policor e mitura është shtatzënë dhe gjendet në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë”, thuhet tutje në dosjen e Prokurorisë.

    31-vjeçari u arrestua nën dyshimet për kryerjen e vepres penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.

    Ndërsa, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 31-vjeçarin, vendimi për të do të merret gjatë ditës së sotme.

    Ai është arrestuar para dy ditësh dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!