×
  • Lajme
  • Lajme

    31 vjet nga Lëvizja Studentore që çoi në rrëzimin e diktaturës në Shqipëri

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 9:09

    Sot, më 8 dhjetor, shënohet 31-vjetori i ditës kur në Qytetin Studenti nisën protestat kundër regjimit komunist, që çuan më pas në vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

    Një ndër kërkesat e para të studentëve ishte heqja e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës, por konteksti politik i kohës, rënia e murit të Berlinit dhe fundi i luftës së ftohtë, kërkonin ndryshime më të thella në Shqipëri.

    Ishte data 8 dhjetor 1990 kur jo vetëm studentë e pedagogë të Universitetit të Tiranës, por dhe mijëra qytetarë, guxuan të shkelin mbi frikën e mbjellë nga regjimi dhe u bënë nismëtarë në një lëvizje që ndryshoi historinë e vendit, duke i dhënë fund një epoke të gjatë diktature.

    Me thirrjen e njohur, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, të rinjtë studentë, kërkuan vendosjen e pluralizmit politik, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe integrimin në Evropë, duke hapur kështu një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë.

    Dita Kombëtare e Rinisë, u shpall e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar e nderuar lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitit 1990, e cila ishte fillimi i fundit për regjimin komunist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!