Nga 4 mijë e 600 votime me postë, rreth 1900 janë të pavlefshme.
Nga 4600 fletëvotime të ardhura nga jashtë vendit KQZ bëri të ditur se të pavlefshme kanë qenë 1891.
Janë kutitë që mërgimtarët dërguan, e që brenda kanë fletëvotime për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
E në anën tjetër janë kutitë që brenda kanë fletëvotimet e qytetarëve nga Kosova të cilët votuan me kusht.
Ndërkohë qindra zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po punojnë që numërimi i këtyre votave të përfundojë sa më shpejt.
Në këtë kënd kështu po numërohen dhe verifikohen fletëvotimet e ardhura nga diaspora me anë të emaileve.
Por zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se deri ku ka shkuar procesimi i të dhënave për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët në vend.
Elezi tregoi se ende nuk dihet numri i sakt fletëvotimeve nga jashtë vendit.
Por zëdhënësi i KQZ bëri të ditur se deri tani nga 4600 fletëvotime sa kanë hapur nuk janë pranuar të gjitha.
Elezi gjithashtu shtoi se shpreson që brenda disa ditëve të përfundojë ky proces dhe të fillojë numërimin e fletëvotimeve nga jashtë vendit, fletëvotimet me kusht dhe flotvotimet e personave me nevoja të veçanta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.