Ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve, për kryetar të Komunës së Dragashit.
Të drejtë vote përmes postës do të kenë vetëm 1 mijë e 90 votues së Komunës së Dragashit, të cilët jetojnë jashtë Kosovës dhe janë regjistruar nga periudha 10 korrik deri më 18 gusht të këtij viti.
Fletëvotimet e tyre do të pranohen më së largu deri më 13 dhjetor.
Por, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, votuesit duhet t’i kenë parasysh katër hapa.
KQZ ka njoftuar se meqenëse të gjithë votuesit e regjistruar nga kjo komunë si votues jashtë Kosovës kanë aplikuar përmes e-mailit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar personalisht përmes e-mailit për periudhën e votimit dhe për detajet tjera.
Fletëvotimi, procedura dhe çështjet që duhet t’i kenë parasysh votuesit janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën Shërbimet e KQZ-së – Votimit përmes postës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.