Për herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar përfaqësitë diplomatike (ambasadat dhe konsullatat), ku mund të votojnë të gjithë shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen si votues jashtë vendit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja po ashtu ka miratuar listën e qendrave të votimit jashtë vendit, ku 47 mijë persona jashtë Kosovës mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.
Më parë, ministria e Punëve të Jashtme kishte propozuar që ky numër të shkonte deri në 300 mijë.
Sipas vendimit të KQZ-së do të votohet në 22 shtete, respektivisht në ambientet e 35 ambasadave/konsullatave me gjithsej 47 vendvotime.
Përveç regjistrimit për votim në përfaqësi diplomatike, votuesit mund të kërkojnë të regjistrohen për të dërguar pakon me fletëvotim në fah postar të KQZ-së në Kosovë apo në fah postar të KQZ-së jashtë Kosovës.