25 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshme të Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 18 prej këtyre pacientëve po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa pesë nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
”Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.