Sot janë nisur 54 afganë nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB-ja kanë thënë se janë duke punuar me Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, që afganët nga kampi “Liya” të largohen nga Kosova.
“Sot u uruam lamtumirë 54 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në SHBA. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pa ndërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi ‘Liya’ të mundë të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në gusht të këtij viti ka arritur grupi i parë i afganëve, të cilët tashmë janë zhvendosur nga Afganistani, pasi vendin atje e kanë marrë nën kontroll talibanët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.