×
  • Lajme
  • Lajme

    342 raste aktive me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    26 Dhjetor 2021 | 8:12

    Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë testuar 1 milion e 362 mijë e 308 mostra, prej të cilave 161 mijë e 327 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

    Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 2,mijë e 989 kanë ndërruar jetë, ndërsa 157 mijë e 996 janë shëruar.

    Kësisoj, numri i rasteve aktive ka mbetur 342.

    Ministria e Shëndetësisë njofton se prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 663 mijë e 943 doza të vaksinës.

    780 mijë e 24 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!