Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që shpërtheu sot në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Sipas Policisë nga ky incident, ku dyshohet se ka shpërthyer një kabllo elektrike, ka mbetur i lënduar një person.
“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i urgjencës. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor”.
Ndërkaq, nga KEDS kanë konfirmuar se kabllot nuk janë të kompanisë por janë kabllo të brendshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.