×
  • Lajme
  • Lajme

    57 vjeçari nga Malisheva rezulton pozitiv me COVID-19 pas vdekjes

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 8:54

    Nga Komuna e Malishevës bëjnë të ditur se atje janë konfirmuar tri raste të reja të prekur me Covid-19, ku njëri prej tyre është konfirmuar pas vdekjes.


    “Personi që ka vdekur sot në orët e para mëngjesit, H.E. (1963) nga fshati Ngucat, pasi ka ndërruar jetë është konfirmuar, se ka qenë i prekur edhe me COVID-19.” thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net.

    Ky rast e shënon personin e katërt të vdekur në Komunën e Malishevës, të prekur edhe me COVID-19.

    Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 90 të prekur, 76 janë shëruar, 10 janë aktiv dhe 4 persona kanë vdekur.

    “Shtabi Komunal Emergjent, përsëri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, për mbajtje të maskave, mbajtje të distancës, mos frekuentim të vendeve ku ka grumbuj të njerëzve dhe pastrim të shpeshtë të duarve.
    Respektimi i masave dhe i rekomandimeve, është arma e vetme për tu mbrojtur nga kjo pandemi”, ka thënë nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!