Klinika Infektive ka dhënë detaje për pacienten nga Rahoveci me coronavirus që ndërroi jetë sot.
Me anë të një kumtese për media është bërë e ditur se pacientja është e lindur në vitin 1957, dhe rrjedhimisht ishte e moshës 63 vjeçare.
E njëjta ishte pranuar para nëntë ditësh në gjendje të rëndë, edhe me disa sëmundje tjera shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit.
Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje. /Reporteri.net/.