×
  • Lajme
  • Lajme

    7 persona të lënduar në aksidentet ku u përfshinë 12 vetura në Komoran

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 19:09

    Gazeta Online “Reporteri.net” pak më parë raportoi për aksidentet që ndodhën në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura.

    Kurse, tani Krasniqi njoftoi se në këto tri aksidente, më saktësisht te Kroi i Mbretit, deri më tani 7 persona kanë mbetur të lënduar.

    “Më herët u njoftuam për tri aksidente në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (tek Kroi i Mbretit). Në tri aksidentet janë përfshirë dymbëdhjetë vetura dhe si pasojë e aksidenteve deri në këto momente, shtatë persona janë deklaruar se kanë pësuar lëndime.”

    “Policia e Kosovës apelon, kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, polica ka shtuar masat dhe aktivitetet për të rritur sigurinë në trafik. Ndaj kundërvajtësve po zbatohet zero tolerancë, kështu këto ditë kemi numër rekord të ndëshkimeve për shkelësit e rregullave të trafikut. Për tetë ditë të shkuara, janë 13 319 gjoba të shqiptuara, aktivitete do të vazhdojnë, POR kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik respektim i rregullave të trafikut, në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta” tha ai për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!