Gazeta Online “Reporteri.net” pak më parë raportoi për një aksident të rëndë trafiku në rrugën Nacionale Prishtinë-Pejë.
Policia tani ka bërë të ditur se aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura.
Ai tha se gjithashtu ka persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i tyre.
“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas…”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.