×
  • Lajme
  • Lajme

    838 pacientë me COVID-19 nën oksigjenoterapi në spitalet e Kosovës

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 13:23

    Pas shtimit të numrit të infektimeve dhe rritjes së numrit të vdekjeve në ditët e fundit nga COVID-19, tani ka filluar të ulet numri i të infektuarve.


    Në raportin 24-orësh të Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, thuhet se ka pasur më shumë lirime të pacientëve nga spitali krahasuar me numrin e pranimeve.

    “Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve, thuhet ne njoftim”, transmeton lajmi.net.

    Po ashtu në QKUK trajtim mjekësor për COVID-19 po marrin 1002 pacient, prej tyre 887 Covid-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!