×
  • Lajme
  • Lajme

    9 ditë nga vendimi për masat e reja, Policia e Kosovës shqiptoi mbi 7 mijë gjoba

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 10:20

    Sot janë bërë 9 ditë qëkur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat e reja antiCovid.


    Ndër masat e reja është ora policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00, mbyllja e gastronomisë dhe mbajtja e maskës në gojë dhe hundë.

    Nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë bërë të ditur se nga data 7 deri më 13 prill janë shqiptuar mbi 5 e 700 gjoba.

    Kurse, për dy ditë, të mërkuren dhe të enjten janë shqiptuar 1 mijë e 783.

    “Gjatë periudhës kohore 07.04.2021 deri më datë 13.04.2021 janë shqiptuar gjithësejt 5795 gjoba në zbatim të ligjit NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

    Kësisoj, që nga vendimi për masat e reja janë dënuar 7 mijë e 578 persona.

    Sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej 200 euro.

    Kurse, prsoni fizik i cili nuk respekton vendimin për mbajtjen e maskës,dënohet me gjobë prej 35 euro.

    “Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro.

    2. Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit”, thuhet në ligj.

    Mjetet financiare të mbledhura nga masat ndëshkimore derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!