×
  • Lajme
  • Lajme

    93 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, tetë në gjendje të rëndë

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 8:42

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 93 pacientë, të infektuar me koronavirus.


    Spitali njofton se 63 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 8 në gjendje më të rëndë dhe 2 në CPAP.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 pacientë.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të të enjten se në Peje janë regjistruar 40 raste pozitive me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!