×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta shpall VV-ja dështimin e koalicionit, i ngutet t’ia le kilën LDK-së

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 16:08

    Lëvizja Vetëvendosje nga çasti në çast pritet të dal edhe publikisht dhe t’i shpall të mbyllura bisedimet për formimin e Qeverisë me LDK-së.


    Burime të Reporterit brenda VV-së kanë thënë se VV-ja nuk po dëshiron të mbetet fajtore për dështimin e bisedimeve për formimin e Qeverisë.

    “Ne tani duhet t’ua sqarojmë opinionit publik dhe votuesve tonë se është LDK-ja ajo që po e bën të pamundur ndryshimin e madh në Kosovë, për të cilin kanë votuar qytetarët”, ka shtuar ky burim.

    Duket se deklaratat e djeshme të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe të përfaqësuesve të tjerë LDK-së ishin goditja e fundit për një koalicion të mundshëm ndërmjet këtyre dy subjekteve

    “VV-ja në asnjë mënyrë nuk mund të fajësohet për dështimin e koalicionit të shpresës. LDK-ja me propozimet jo serioze për ndërrim të kryeparlamentarit përfundimisht ka rrënuar këtë koalicion”, ka thënë ky burim.

    Ai ka theksuar brenda ditës, VV-ja si fituese e zgjedhjeve e ndjenë për obligim që të njoftoj e para për dështimin e këtij koalicioni.

    Gjatë ditës, përfaqësues të të dyja subjekteve politike kanë ashpërsuar gjuhën, duke akuzuar njëra-tjetrën për dështim të koalicionit, të cilin dikur e kishin pagëzuar si të shpresës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!