×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Konferenca

    A do të ketë koalicion PDK-VV? Flet Memli Krasniqi

    Reporteri
    29 Maj 2024 | 15:09

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mohuar një koalicion të mundshëm mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një konferencë për media, Krasniqi ka thënë se në takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, nuk ka pasur asgjë të panjohur dhe të fshehtë dhe sipas tij, koalicionet nuk ishin as temë.

    Sa i përket mundësisë së koalicionit …dy orë takim s’mund të tejkalojnë hendekun e dy dekadave. Ai takim është thirrë për agjendë legjislative. Unë kam thënë që po shkoj në zgjedhje. Ne kemi shkuar me këtë agjendë dhe kjo është ajo që e ka dominuar diskutimin. Asgjë as të fshehtë dhe as të panjohur s’ka pasë nga ky takim. Nuk janë temë as afërsisht koalicionet”.

    Ai mes të tjerave tha se nuk është mirë që VV-ja të lejohet të përfundojë mandatin.

    Para gazetarëve, kryetari i PDK-së u shpreh sërish i gatshëm që të garojnë në zgjedhje të parakohshme, teksa përmendi përmendi datat që ata kishin propozuar, 30 qershorin ose 7 korrikun.

    Në ditën e fundit të mundësisë për shpërndarje të Kuvendit, Krasniqi tha se tashmë kjo mundësi është ezauruar, pasi PDK-ja nuk gjeti mbështetjen e dy partive tjera opozitare LDK-së dhe AAK-së.

    Krasniqi madje tha se ka mbetur i habitur nga dy partitë opozitare, derisa u shpreh se dorëheqja e Kurtit që është kërkuar nga LDK dhe AAK, edhe nga ta si parti do të ishte më e preferuar, por që mundësia në tavolinë ishte vetëm shpërndarja e Kuvendit.

    PDK propozoi edhe dy data për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sot ashtu siç e kam cekur si afat në letrën dërguar liderëve, ndjej keqardhje për qytetarët. Ju njoftoj se mundësia tashmë është ezauruar, thirrja e PDK-së për koordinim mes partive politike nuk ka gjetur mbështetjen e mjaftueshme. Mund të hamendësoj për arsyet e partisë në pushtet për të shkuar në zgjedhje, por jam i habitur nga partitë opozitare. Mos shkuarje në zgjedhje ja zgjat mandatin pushtetit aktual. Edhe për ne dorëheqja ka qenë mënyra e preferuar, por mundësi reale në tavolinë ishte shpërndarje e Kuvendit”, tha Krasniqi.

    Dështon përpjekja e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit, Memli Krasniqi: S’gjetëm mbështetje nga LDK-ja dhe AAK-ja

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!