Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës pak minuta para fillimit të seancës konstituive.

Ai nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Ai kaloi në heshtje para gazetarëve kur u pyet nga ta nëse i kanë votat për konstituimin e Kuvendit dhe nëse kanë bërë marrëveshje me partinë NISMA të Fatmir Limajt, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Kurti edhe para seancave të kaluara nuk ju është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. /Reporteri.net/.