×
  • Lajme
  • Lajme

    A ishte e njoftuar LDK për veprimin e Kurtit rreth ‘marrëveshjeve sekrete’ të Thaçit?

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 12:59

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.


    Siç njofton zyra e kryeministrit përmes kësaj marrëveshje atë kohë kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar, njofton Reporteri.

    Në opinion e Qeverisë për këtë, bëhet me dije se ekzistojnë deshmi e mundësi ligjore që Thaçi të shkarkohet nga detyra e presidentit.

    Por, a ishte në dijeni LDK brenda Qeverisë se Kurti po e bën një veprim të tillë. Reporteri.net ka provuar të flasë me numrin dy të Qeverisë, Avdullah Hoti por ai ka qenë i paqasshëm.

    Hoti para dy ore ka shkruar diçka për dialogun me Serbinë.
    “Para nesh kemi një proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës. Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë.
    Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin. Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi. Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë.”, ka shkruar Hoti.

    Zyrtari i LDK-së ka shprehur disa herë një qendrim ndryshe nga Kurti edhe sa i perket reciprocitetit. Kishte thënë se duhet koordinim me amerikanët. Hoti për dallim nga Kurti në Konferencën e Sigurisë në Munich ishte takuar me të derguarin special të presidentit Trump, Richard Grenell.

    Në një mbledhje të qeverisë, kur u shkarkuan disa borde e sekretarë ministrishë, Hoti pati një debat me ministrin e Financave, Besnik Bislimi. Ky i fundit kritkoi ashpër KQZ-në për shumën e mjeteve të këkruara për zgjedhjet në Podujevë, duke perdorur etiketime të ndryshme. Hoti reagoi duke thënë se nga Qeveria nuk ka nevojë të dalin qendrime të tilla personale./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!