×
  • Lajme
  • Lajme

    A janë përçarë Kurti e Konjufca? Reagojnë për herë të parë nga Vetëvendosje

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 18:58

    Ka disa ditë që po qarkullon lajmi se një çarje e re ka ndodhur brenda Lëvizjes Vetëvendosje.


    Në media është raportuar për një përçarje ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca, gjë që është mohuar ende nga asnjëri.

    Reagime nuk ka pasur as nga anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes përgjatë një jave sa po qarkullon ky lajm i cili u riaaktualizua sërish sot, shkruan Reporteri.

    I veti që ka reaguar është deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka postuar një fotografi me Kurtin e Konjufcën me mbishkrimin: “Veç po lodheni duke spekuluar”.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10222771734703147&set=a.2612145184081&type=3

    Kujtojmë se dyshimi për një përçarje ndërmjet Kurtit dhe Konjufcës ka nisur para rreth dy javësh, kur ky i fundit reagoi ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, duke thënë se “ai nuk do të kishte vend në kabinetin tim”. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!