Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në emisionin “DPT te Fidani” ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi, dhe PDK i është përgjigjur me një datë, por nuk e mendon se kanë tamam marrëveshje mes vete, shkruan Reporteri.net.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thonë se partia ku ai bën pjesë nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike në vend.
“Spo them që ka marrëveshje, por Kurti ka ofruar me shpërnda Kuvendin, dhe PDK iu ka përgjigjur me një datë për zgjedhje, është deklarim publik. PDK e ka emëruar edhe kandidatin për kryeministër, pra i kanë bërë përgatitjet. Por që kanë marrëveshje nuk po them, por me që VV po do me ndërtu argumentin, se të gjithë po bëhen bashkë për t’u rrëzuar, por nuk është ashtu. Jemi tri parti të ndryshme. Nuk kemi dhe nuk do të kemi marrëveshje të koalicionit parazgjedhor me asnjë parti politike, ky është qëndrimi jonë”, tha Gashi te “DPT te Fidani”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.