×
  • Lajme
  • Lajme

    A po kthehet Fatmir Limaj në PDK, Ramiz Lladrovci ironizon me të: Nuk besoj se ka nevojë për partinë më të madhe opozitare

    Reporteri
    03 Nëntor 2022 | 20:17

    Një fotografi e publikuar sot në rrjete sociale, ku shihen dy krerët e Komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku, në një kafene bashkë me kreu e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, ka ngritur dyshime për kthimin e këtij të fundit në familjen e vjetër politike të tij, Partinë Demokratike të Kosovës.

    Për këtë çështje është deklaruar Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, Lladrovci ka thënë se s’beson se Limaj do të kthehet në PDK.

    Madje, ai ka ironizuar me Limajn, duke thënë se s’beson që kreu i Nismës ka nevojë për partinë më të madhe opozitare.

    “Nuk e besoj se do të kthehet Fatmir Limaj në PDK. Ai para pak ditësh mbajti edhe konventë me partinë e tij por nuk u tha gjë publikisht në këtë drejtim. Pas gjithë kontributit të tij nga 2014 e këndej për spektrin politik në Kosovë, nuk e besoj se vjen nëpër dyert e mëdha të PDK-së apo që ia ka nevojën partisë më të madhe opozitare”, ka thënë Lladrovci për Reporteri.net.

    Ndryshe, gjatë ditës, u publikua një e Limajt me dy krerët e Komunës së Skenderajt, Fadil Nurën dhe Sami Lushtakun.

    Hiç më larg se disa më ditë më parë, një zyrtar i NISMA-s socialdemokrate pohoi se “ka shumë njerëz që e duan rikthimin e Limajt në PDK”. Madje, përveç rikthimit, ai tha që preferohet që ai të jetë edhe në cilësinë e “kryetarit” të PDK-së.

    Para mëse një viti edhe vetë Lushtaku ishte shprehur aprovues në rikthimin e Limajt në PDK. Ai ishte shprehur se dëshirë e tij është të mos ketë NISMA fare, por që Limaj të vinte në PDK. Megjithatë “nuk e di se si do të realizohej kjo”, ishte shprehur Lushtaku,

    Megjithëkëtë, zyrtari i NISMA-s që deklaroi se ka njerëz që Limajn e duan në krye të PDK-së, ishte shprehur mosbesues se këta njerëz kanë ndofarë fuqie vendimmarrëse./Reporteri.net/

    A tregon kjo foto se Fatmir Limaj po kthehet në PDK?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!