×
  • Lajme
  • Lajme

    A tregon kjo foto se Fatmir Limaj po kthehet në PDK?

    Reporteri
    03 Nëntor 2022 | 16:15
    Fatmir Limaj, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku - foto e publikuar sot në rrjetet sociale

    Subjekt spekulimi i kohëve të fundit ka qenë një rikthim potencial i kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, në familjen e vjetër politike të tij, respektivisht Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Gjatë ditës, u publikua një e Limajt me dy krerët e Komunës së Skenderajt, Fadil Nurën dhe Sami Lushtakun.

    Hiç më larg se disa më ditë më parë, një zyrtar i NISMA-s socialdemokrate pohoi se “ka shumë njerëz që e duan rikthimin e Limajt në PDK”. Madje, përveç rikthimit, ai tha që preferohet që ai të jetë edhe në cilësinë e “kryetarit” të PDK-së.

    Para mëse një viti edhe vetë Lushtaku ishte shprehur aprovues në rikthimin e Limajt në PDK. Ai ishte shprehur se dëshirë e tij është të mos ketë NISMA fare, por që Limaj të vinte në PDK. Megjithatë “nuk e di se si do të realizohej kjo”, ishte shprehur Lushtaku,

    Megjithëkëtë, zyrtari i NISMA-s që deklaroi se ka njerëz që Limajn e duan në krye të PDK-së, ishte shprehur mosbesues se këta njerëz kanë ndofarë fuqie vendimmarrëse./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!