×
  • Lajme
  • Lajme

    A pritet së shpejti që Serbia ta njohë Kosovën, kështu përgjigjet ambasadori amerikan

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 22:39
    Fotografi ilustruese.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është pyetur lidhur me atë se kur mundet Kosova që ta presë njohjen nga Serbia.

    Anipse Hovenier tha se nuk mund ta dijë me siguri përgjigjen, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që kjo eventualisht të ndodh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Kjo është pyetje shumë e vështirë dhe nuk jam i sigurt që e di përgjigjen. Vetëm mund të theksoj sërish se pritjet e Shteteve të Bashkuara janë që në afat të gjatë kjo do të duhej të ndodhë. Që në afat të gjatë, ky proces do të jetë me njohje eventuale të ndërsjellë”, deklaroi Hovenier në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

    Ambasadori amerikan njëherit tha se nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, atëherë njohja e Kosovës është e paevitueshme për të.

    “Unë i besoj Serbisë kur thotë se dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Unë i besoj Bashkimit Evropian kur thotë se dëshirojnë që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por që një ndër kushtet do të jetë njohja e Kosovës dhe mendoj se ne shpresojmë në atë proces dhe fuqishëm inkurajojmë që ai proces do ta mundësojë këtë”.

    Ndërkaq, hiç më larg se dje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ritheksoi se nuk e ka në plan ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    Përpos kësaj, Vuçiq po ashtu tha se do të lobojë për mospranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    “Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiq. /Reporteri.net/.

    Vuçiq: Nuk ka bisedime për njohjen e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!