×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja kërkon që Qeveria menjëherë ta anulojë vendimin për shtesat e pensionistëve

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 13:13

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët. AAK-ja ka kërkuar nga Qeveria që menjëherë ta tërheqë vendimin për këto shtesa.


    Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se ky është një vendim skandaloz, që prek kategorinë më të rrezikuar në shoqëri, shkruan Reporteri.net.

    “Kërkojmë nga kryeministri që menjëherë ta anulojë këtë vendim për shtesat e 20 eurove të u janë hequr pensionistëve. Kjo mënyrë e veprimit të qeverisë është në vazhdën e gabimeve që ka ba dhe po vazhdon ta thellojë krizën. Ka rrezikuar kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë. Ka segmente tjera ku Qeveria mund të kursehet, por jo te kategoritë e rrezikuara. Kjo çka ka ndodhë është johumane dhe jonjerëzore”, u shpreh ndër të tjera ai.

    Ndryshe, Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, para pak minutash është sqaruar lidhur me vendimin e djeshëm për uljen e shtesave të pensioneve.

    Ai ka thënë se Qeveria e kaluar në kohë fushate kishte marrë vendim për të ndarë nga 30 euro shtesa për vetëm tre muaj, janar, shkurt dhe mars, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, pas marsit e tutje shtesat ishte paraparë të ndalen në tërësi.

    Tutje, Murati ka thënë se krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratuar në Kuvend. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!