×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja reagon pas fjalëve të Borellit ku nuk e mohonte ndryshimin e kufijve

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 12:20

    Aleanca e Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në media të fjalëve të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borell, rreth ndryshimit të kufijve, duke i quajtur ato si të dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.


    Sipas partisë së Haradinajt, kjo do të ishte qasje destructive në raport me rolin si lehtësues në dialogun që udhëhiqet nga Amerika, shkruan Reporteri.net

    “Pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, ashtu siç është deklaruar dje në media, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe e cilësojmë si qasje destruktive në raport me rolin e tyre si lehtësues në dialogun e udhëhequr nga Amerika për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë”, thonë AAK-ja.

    Ndërkaq, ata thonë se rikthimi në një proces të tillë, që AAK e quan të paqartë, të pakornizuar dhe pa parime, do të refuzohet nga populli i Kosovës.

    “Secila përpjekje për të na rikthyer në një proces të paqartë, të pakornizuar në kohë, dhe pa parime dialoguese, do të jetë kundërproduktive, dhe do të refuzohet fuqishëm nga Kosova dhe populli i saj sikurse në të kaluarën. Të cilët janë të përcaktuar për Kosovën në kufijtë e pavaresisë së 17 shkurtit 2008, ashtu siç na ka njohur shumica absolute e shteteve perëndimore demokratike, në krye me ShBA-në”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

    Ndryshe, Borell në një intervistë gjatë ditës së djeshme nuk e mohoi ndryshimin e kufijve, duke thënë se BE-ja nuk mund të përzihet se cka mund të merren vesh palët./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!